SalikoTrans - Zgjidhje për Logjistikë dhe Transporte

Kush jemi


SalikoTrans është kompani lider në përkujdesjen ndaj klientëve të saj dhe cilësisë!

Historia

  • 1992 - Themelohet Salikotrans

    Salikotrans u themelua në vitin 1992 nga Z. Gani Saliko, President i kompanisë sot. Ecuria e kompanisë ka evoluar nga një biznes familjar në një kompani që tani numëron më shumë se 20 punonjës në Shqipëri.

    Salikotrans ka zhvilluar në vite shërbimin e saj të transportit të kombinuar (door to door 3PL) duke i tërhequr mallrat direkt nga magazinat e klientëve në territorin Italian dhe Europian, duke i transportuar deri në destinacion, dhe jo vetëm, kompania shoqëron komplet procesin që ndjek transportin e mallrave nga tërheqja në magazinë, procedurat doganore, mbërritjen në destinacion pa komplikime. Gjithashtu Salikotrans mundëson nisje të përditshme të ngarkesave të klientëve të saj drejt porteve kryesore, shpërndarje të ngarkesave në të gjithë Italinë e Europën Perëndimore duke përmbushur të gjitha kërkesat e klientëve të saj.

    Me zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit dhe duke parë ecurinë e saj në këto vite në treg, shoqëria ka zgjeruar së fundmi aktivitetin e saj me filiale logjistikeRepublikën e Maqedonisë dhe Itali. Duke parë volumin në rritje të ngarkesave si dhe mundesinë e kompanisë për ti kënaqur kërkesat e klientëve të saj, pritshmëritë për të ardhmen e Salikotrans janë mjaft pozitive, duke u bërë një faktor i rëndësishëm dhe duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rritjen e shërbimit Import-Export në vënd.

Misioni YNË

Udhërrëfyesi ynë fillon me Misionin tonë, i cili përcakton qëllimin tonë si një kompani, dhe është pikë referimi për veprimet dhe vendimet tona.

  • Të ofrojmë shërbim inovativ.
  • Dedikimin dhe organizimin efiçent.
  • Respekt i vlerave të përbashkëta korporative dhe sociale.


Vizioni Ynë

Vizioni ynë është korniza e udhërrëfyesit tonë. Udhëzon çdo aspekt të biznesit tonë, duke theksuar veprimet e nevojshme për të ndjekur rritjen e qëndrueshme dhe cilësinë.

  • Persona: të jetë një vend ideal për të punuar, ku njerëzit të jenë të frymëzuar të japin maksimumin e tyre.
  • Portofoli: të ofrojmë shërbime cilësore që parashikojnë dhe përmbushin dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë.
  • Partnerët: të ushqejmë një rrjet fitues, klientësh dhe bashkëpunëtorësh, të krijojmë së bashku vlera reciproke dhe të qëndrueshme.
  • Produktiviteti: të jemi një kompani efikase, e strukturuar dhe dinamike.